Zidane dridh Realin jep lajmin befasues mbi te ardhmen e tij

Zinedine Zidane nuk garanton qëndrimin në Real Madrid pas këtij sezoni.Pas ndes.hjes me Liverpoolin, ku Reali i tij fitoi 3-1, Zidane u pyet për mundësinë që të marrë drejtimin e Juventusit, pasi Andrea Pirlo që nuk ka mundur t’i japë vazhdimësi ciklit prej 9 titujsh radhazi në kampionat të bardhezinjve.

Tekniku francez nuk fshehu lidhjen e tij të fortë me skuadrën italiane, ku ka pasur një të kaluar të shkëlqyer si futbollist.“Më pëlqen ajo që bëj dhe është e vështirë të bëj më mirë, edhe pse kam skuadrën për ta bërë. Italia është në zemrën time. Kam kaluar 5 vjet në Torino dhe Juventusi është ende i rëndësishëm për mua, por për momentin jam këtu”, tha Zidane.