Vinicius Junior ngre ne qiell bashkelojtarin: Askush smundet te luaj si ai !!

Askush s’mund të luajë futboll si Toni Kroos, thotë Vinicius Junior.Vinicius Junior ka mbetur i mahnitur nga paraqitja e mrekullueshme e bashkëlojtarit të vet, Toni Kroos, në fitoren e Real Madridit 3:1 kundër Liverpoolit në ndes.hjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve të martën.Kroos e përgatiti golin e parë në nde.shje, i cili u shënua pikërisht nga braziliani, duke i dhënë atij një top të gjatë mbi mbrojtjen e të kuqve.Ai pasim mjeshtëror i kishte lënë Viniciusin gojëhapur, saqë braziliani shkoi aq larg saqë pretendoi se askush nuk mund të luajë futboll si mesfushori gjerman.Para ndes.hjes të martën në Madrid, kishte spekulime se Reali do të haste në vështirësi kundër mesfushës së Liverpoolit për shkak të moshës.Por ishin Kroos, 31 vjeç dhe Luka Modric, 35 vjeç, ata që e mbizotëruan mesfushën në Alfredo di Stefano.“Toni Kroos është i jashtëzakonshëm, ai është legjendë. Askush nuk mund të luajë si ai. Ai ka shumë klas”, tha Vinicius.“Njerëzit flasin shumë, unë gjithmonë vazhdoj me punë. Kurrë më parë s’i kanë shënuar dy gola në një nde.shje në këtë fanellë, mendoj se sonte e përjetova çastin më të mirë”, shtoi ai.