Sekuestrohen 30.46 kg kanabis në kufirin Bullgari-Turqi

Në pikën kufitare Kapikule mes Bullgaris dhe Turqis, autoritete turke kan zbuluar një sasi droge në autobusin H. T. e linjës Maqedoni e V. – Turqi.
Sasia e drogës u zbulua në linjën e rregullt të autobusit që ishte nisur nga Maqedonia e Veriut drejt Turqis në kufirin e quajtur Kapikule, pas një kontrolli që kishte policia e vendit në fillim i kishin dyshime në pakon e çait dhe pas kontrollit të detajuar kishin hasurnë 5 (pesë) çanta të mbushura me kanabis që ishin pa pronar dhe në fund gjat verifikimit kan arrestuar shoferin e autobusit N.A 42 vjeçar, për të sqaruar se si ka ndodhur një gjë e till me çantat pa pronar. Sipas raportimit, në autobus ishin fshehur 30.46 kg kanabis.
Autobusi arriti nga Maqedonia e Veriut në mesnatën e 11 shtatorit rreth ores 1:40 minuta që kishte destiancion Stambollin. Hetimet pas transportit të drogës mbetet i hapur, raporton policia turke.