Lamtumirë Lazio por jo edhe Serie A, Immobile po i bashkohet gjigantit Evropian

Ciro Immobile është duke menduar një aventurë të re por jo shumë larg kryeqytetit italian.

Kjo pasi skuadra e AC Milan ka shfaqur interesim që këtë verë të transferojë sulmuesin e Lazios, të paktën kështu raporton TodoFichajes. Rossonerët nënshkruan me Mario Mandzukic gjatë këtij janari mirëpo kjo nuk doli një goditje e qëlluar për shkak se su lmuesi kroat pësoi një dëmtim që do ta mbajë disa javë larg fushës. Immobile, në një moshë 31 vjeçari këtë sezon në 27 paraqitje për lazialët ka arritur që të tundë rrjet plot 19 herë.