E BUJSHME, NGA SPANJA: Messi mbyll teoritë do qëndrojë tek Barça… Ja pse

Kohët e fundit, është përfolur shumë për të ardhmen e Lionel Messit. Sulmuesi argjentinas nuk ndihej nëse do të qëndronte apo do të largohej nga Barcelona, pasi edhe vetë nuk e kishte marrë një vendim të tillë. Manchester City dhe PSG ishin dy skuadrat, të cilat ishin hedhur në sulm dhe dëshironin shërbimet e gjashtë herë fituesit të “Topit të Artë”.

Mirëpo, dilema është zgjidhur dhe Lionel Messi ka vendosur të qëndrojë tek skuadra e Barcelonës, pretendon gazeta spanjolle Marca. Marca publikoi sot informacionin ekskluziv që është me shumë interes për të gjithë tifozët e Barçës, ku raporton se Messi është afër rinovimit. “Burime nga Barcelona na sigurojnë që Messi do të qëndrojë në klub”, shkruan Marca. Siç deklaroi gazetari i Marca-s, Luis F. Rojo, Messi nuk ka folur me askënd për një transferim të mundshëm në një klub tjetër këtë verë, kur i skadon dhe kontrata. “Messi dhe babai i tij refuzuan të gjithë menaxherët që erdhën tek ai me oferta nga klube të tjera,” lexohet në lajmin e Marca.

Kontrata e Messit skadon më 30 qershor dhe rinovimi i kontratës pritet pasi presidenti i ri i Barcelonës të zgjidhet, pas tetë ditësh. Paratë nuk kanë qenë kurrë problem për të, megjithatë, Leo do të vendosë një kusht presidentit të ardhshëm, që të pranojë të qëndrojë: një projekt ambicioz sportiv. Argjentinasi dëshiron që klubi të jetë në gjendje të luftojë për çdo titull të mundshëm.