Benzema dhe Casillas reagojnë pas lamtumirës së Ramos nga Real Madrid!

Lamtumira e zyrtarizuar sot nga Sergio Ramos te Real Madrid pas një “jete” me blancos ku ka fituar gjithçka, ka prekur të gjithë pa përjashtim, por sidomos ato me të cilët spanjolli ka ndarë dhomat e zhveshjes për shumë e shumë vite…Mes tyre, Karim Benzema, që shkruan: “Më shumë se një kapiten, një mik dhe një vëlla. Faleminderit për të gjitha momentet që kaluam së bashku në rrugën drejt suksesit të Real Madrid. Të uroj më të mirën, legjendë”

Mesazhe pas mesazhesh për Sergio Ramos në ditën e lamtumirës së tij me Real Madrid. Iker Casillas, shoku i tij i vjetër i skuadrës blancos dhe në ekipin kombëtar, gjithashtu i shkruajti tani ish kapitenit merengue:“Sot largohesh nga shtëpia jote, shok, por gjithmonë do të jesh legjendë e Real Madrid.Është një kënaqësi që kam jetuar kaq shumë kohë të mira pranë teje. Të uroj të gjitha të mirat në të ardhmen, Sergio. i shkëlqyer brenda dhe jashtë “, fjalët e portierit historik.